Osmani: Nga vullneti i të dyja palëve varet fati evropian i Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë

Maqedonia

Osmani: Nga vullneti i të dyja palëve varet fati evropian i Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë

Më: 19 janar 2022 Në ora: 00:29
Bujar Osmani

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani deklaroi sot se shkaku i Maqedonisë Veriore po bllokohet Shqipëria dhe i gjithë rajoni në procesin e integrimeve.

Ai theksoi se nga vullneti i të dyja palëve varet fati evropian i Maqedonisë Veriore dhe Shqipërisë.

“Në procesin e integrimeve jemi të bllokuar, dhe për shkak neve është edhe Shqipëria e bllokuar, i tërë rajoni është i bllokuar për shkak të kësaj çështjeje, dhe nga vullneti i të dyja palëve varet fati evropian i Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, dhe barra e këtyre dy palëve që bisedojnë është shumë më e madhe se vetëm tejkalimi i dallimeve ndërmjet dyja vendeve. Vullnet të mirë pashë, dinamikë kemi vendosur, kalendarë kemi definuar, strukturën e kemi përcaktuar, tani na mbetet të vazhdojmë me këtë dinamikë”, tha Osmani.

Osmani thotë se ndjehet i brengosur për reperkusionet nga zvarritja e situatës gjeo-politioke në rajon dhe në vend për situatën e brendshme.

“Unë si ministër i Jashtëm kam qasje në analiza të shumta, informacione të shumta, dhe më shumë më brengosin reperkusionet nga zvarritja e situatës gjeo-politike në rajon por edhe për situatën e brendshme. Shqipëria është peng i joni, në një moment Shqipëria mund të thotë unë nuk mund më, dhe kjo do të krijojë raporte të reja dhe situata të reja në rajon”, tha ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat