Shoferi që mbrëmë shkeli me makinë 24-vjeçare ndodhet në stacion policor, priten rezultatet e analizave

Maqedonia

Shoferi që mbrëmë shkeli me makinë 24-vjeçare ndodhet në stacion policor, priten rezultatet e analizave

Më: 21 janar 2022 Në ora: 13:44
Aksidenti

Shoferi J.GJ, i cili mbrëmë afër “City Mall” e shtypi për vdekje vajzën 24-vjeçare V.N, nga Radovishi, mbrëmë është mbajtur në stacion policor.

Nga 22-vjeçari J.Gj menjëherë janë marrë biomaterialet për analiza, gjak dhe urinë për të kontrolluar praninë e alkoolit dhe lëndëve narkotike.

“Paraburgimi 24 orësh në stacion skadon sonte në orën 20.00 dhe deri atëherë prokuroria duhet të propozojë nëse gjykata do të caktojë paraburgimin e tij. Nëse kjo masë nuk përcaktohet, ai do të lirohet në shtëpi. Trupi i pajetë i vajzës së ndjerë është dorëzuar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, thonë nga MPB.

Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka njoftuar se prokurori publik nga Prokuroria Publike në Shkup mbrëmë ka inspektuar vendin aksidentit të rëndë trafiku, në afërsi të qendrës tregtare City Mall në Shkup.

Prokurori ka lëshuar edhe urdhër për sigurimin e pamjeve video incizimeve të vendit të aksidentit.

Në aksidentin e mbrëmshëm, i lënduar ka mbetur edhe L.D nga Radovishi, i cili është në gjendje të mirë shëndetësore, por ende ndodhet në shok.

Ndryshe, sipas Kodit Penal, dënimi maksimal për shkaktim të dëmeve trupor me pasoja vdekjen në komunikacion, është 15 vjet burg.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat