Mbi 60 përqind e bullgarëve mendojnë se RMV duhet t’i fillojë negociatat me BE-në

Maqedonia

Mbi 60 përqind e bullgarëve mendojnë se RMV duhet t’i fillojë negociatat me BE-në

Më: 25 janar 2022 Në ora: 15:24
Foto ilustrim

Në anketën që sot e publikoi “Gallup International Balkan”, 60.8 përqind e qytetarëve bullgarë mendojnë se Maqedonia duhet të fillojë negociatat për anëtarësim në BE, por vetëm nëse zbatohet Marrëveshja për fqinjësi të mirë.

Një përqindje e ngjashme e qytetarëve bullgarë u deklaruan “pro” anëtarësimit të RMV-së në BE në një sondazh të publikuar dy javë më parë nga Televizioni Kombëtar Bullgar dhe i zbatuar nga agjencia “Alfa Risrich”.

Atëherë, 60,9% e të anketuarve votuan për anëtarësimin e vendit në BE, por pyetja u shtrua në një format pak më ndryshe: “Nëse çështjet kontestuese lihen anash, cili është interesi i vendit tonë për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE?”.

Ndërsa në anketën që sot e publikoi “Gallup International Balkan”, 60,8% mendojnë se Maqedonia duhet të fillojë negociatat për anëtarësim në BE, por vetëm nëse zbatohet Marrëveshja për fqinjësi të mirë. 15,3% e bullgarëve të rritur besojnë se vendi i tyre në asnjë mënyrë nuk duhet ta mbështesë Maqedoninë për t’u bërë anëtare e BE-së, dhe 7,6% janë përgjigjur se Bullgaria duhet ta mbështesë Maqedoninë për anëtarësim në BE pa asnjë kusht. Pjesa e mbetur prej 16,3% nuk janë përgjigjur, njoftuan mediat në Sofje.

Pozicioni për këtë çështje është dukshëm më i fortë se në fund të vitit 2020. Në atë kohë, 6.1% e bullgarëve mendonin se Bullgaria nuk duhet të mbështesë kurrë Maqedoninë e Veriut për anëtarësim në BE.

51,1 për qind janë përgjigjur se Bullgaria duhet ta mbështesë Maqedoninë për anëtarësim në BE, por vetëm pas përmbushjes së kushteve të Marrëveshjes ndërmjet dy vendeve, ndërsa tetë për qind e të anketuarve mendonin se duhet ta mbështesin Maqedoninë për anëtarësim në BE pa asnjë kusht.

Përqindja e atyre që nuk deshën të përgjigjen ishte dy herë më e lartë (34.8 për qind). Rezulton se tani, një vit më vonë, hezituesit në fakt kanë mbajtur qëndrim të vendosur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat