Gjorçev: T’u besojmë historianëve, ata kanë të drejtë t’i mbrojnë qëndrimet tona

Maqedonia

Gjorçev: T’u besojmë historianëve, ata kanë të drejtë t’i mbrojnë qëndrimet tona

Më: 4 shkurt 2022 Në ora: 22:09
Gjorçev

Historianët kanë të drejtë që t’i mbrojnë qëndrimet tona maqedonase. Nuk shoh se si do të arrijmë progres me një qëndrim kaq të fortë bullgar, i cili ka një maksimë – Maqedonia mund të hyjë në Evropë, por maqedonizmi jo, tha ish-ambasadori në Bullgari, Marjan Gjorçev.

Në TV Sitel, ku ishte mysafir, Gjorçevi potencoi se do të arrijmë progres në bisedimet me Bullgarinë vetëm nëse e bëjmë të qartë se nuk heqim dorë nga parimet tona të cilat janë njëkohësisht edhe pjesë e sistemit evropian të vlerave. Nëse qëndrojmë ashtu, do t’i bindim bullgarët se jemi të barabartë në dialog dhe se kemi kërkesat tona të cilat duhet t’i respektojnë, konkretisht edhe sa i përket Goce Dellçevit. Nuk duhet edhe të lejojmë, theksoi, përzierje në punët e brendshme të vendit.

Sipas Gjorçevit, bullgarët kanë pikëpamjet dhe interpretimet e tyre, por ne kurrsesi nuk guxojmë të pranojmë imponimin e tyre sepse historiografia jonë është e harmonizuar me shkencën evropiane historike komuniste dhe shoqërore. Jemi fqinj, por fakt është se duhet të kemi shumë besim në fundamentet tona të vlefshme.

Ai konsideron se Marrëveshja për Miqësi në njëfarë mënyre e vendos vendin në pozitë jo të barabartë sa i përket pakicës maqedonase dhe sa i përket historisë së përbashkët të cilën bullgarët siç tha, e interpretojnë si histori të popullit bullgar dhe këtu vjen deri te konflikti mes dy shoqërive.

Në lidhje me nderimin e sotëm të përbashkët të Goce Dellçevit, është normale, tha Gjorçev, që ka pasur reagime te një pjesë e shoqërisë maqedonase se pse qëndrimi i historianëve për këtë çështje ende nuk është harmonizuar.

Sipas tij, interesante do të ishte që të dyja palët të ofrojnë nderimin e lindjes së Goce Dellçevit para shtëpisë së tij familjare në qytetin Kukush dhe këtë Greqia ta lejojë ose në fshatin Banicë të shënohet 4 maji, dita kur ka ndërruar jetë.

Ai shtoi edhe se Goce Dellçevi, jo vetëm që ishte maqedonas, por ishte edhe evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat