Ministri Osmani: Një nga diplomatët më me përvojë do të jetë ambasador në Sofje

Maqedonia

Ministri Osmani: Një nga diplomatët më me përvojë do të jetë ambasador në Sofje

Më: 5 shkurt 2022 Në ora: 12:00
Bujar Osmani

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në konferencën e sotme për media tha se propozimi për ambasador të Maqedonisë së Veriut në Sofje ka kaluar në seancë të Qeverisë dhe theksoi se nuk mund ta zbulojë emrin e tij për arsye ligjore.

Osmani tha se ishte një nga diplomatët më me përvojë në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

“Një nga diplomatët më me përvojë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe në atë mënyrë është vendosur qëllimisht që të dërgohet një diplomat me përvojë në Sofje në kushtet kur duam të kthejmë besimin dhe të kapërcejmë dallimet, por nuk mund të komentoj për emrin derisa të pranohet marrëveshja edhe nga Presidenti”, tha ndër të tjera Osmani.

Jozyrtarisht flitet se propozimi i Ministrisë së Jashtme për ambasadore në Sofje është Agnesa Rusi, diplomate karriere në Ministrinë e Jashtme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat