Osmani: Politikanët nuk duhet të flasin për historinë e as historianët për politikë

Maqedonia

Osmani: Politikanët nuk duhet të flasin për historinë e as historianët për politikë

Më: 5 shkurt 2022 Në ora: 17:07
Bujar Osmani

Ministri i Jashtëm Bujar Osmani në një brifing me gazetarët foli gjerë e gjatë për çështjen me Bullgarinë dhe bisedimet që po zhvillohen mes dy shteteve. Ai tha se formati i bisedimeve 4+1 dëshmon se dy qeveritë po flasin 4 herë për të ardhmen e një herë për të kaluarën.

Megjithatë Osmani tha se politikanët nuk duhet të flasin për historinë e as historianët për politikë, duke iu referuar deklaratës së fundit të bashkëkryesuesit të komisionit historik të Bullgarisë. Ai tha gjithashtu se në këto bisedime funksionon parimi që marrëveshja të vlejë për gjithçka ose asgjë, që do të thotë se Maqedonia e Veriut do të fillojë të zbatojë kërkesat bullgare kur Bullgaria të heq bllokadën për eurointegrimet.

“Parimi është se nuk është arritur marrëveshje për asgjë derisa nuk arrihet marrëveshje për gjithçka, që do të thotë se derisa nuk kemi garanci dhe nuk fillon zbatimi i çështjeve që janë të rëndësishme për ne, nuk mund të merremi me çështje që janë të rëndësishme për palën tjetër”, tha Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani.

Osmani ishte decid gjithashtu se kërkesa e Bullgarisë për përfshirjen e pakicës bullgare në Kushtetutën e vendit do të pranohet, por nuk saktësoi kornizën kohore për një gjë të tillë.

“Është një kërkesë e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut që kanë përkatësi etnike bullgare, kështu që çdo qytetar i RMV-së ka të drejtë të bëjë kërkesat e veta para se shteti të reagojë”, shtoi Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat