Reagon MPJ: Maqedonia ka konsull në SHBA, nuk parashihet zëvendësimi i parakohshëm i tij

Maqedonia

Reagon MPJ: Maqedonia ka konsull në SHBA, nuk parashihet zëvendësimi i parakohshëm i tij

Më: 17 shkurt 2022 Në ora: 12:43
Foto ilustrim

Ministria për Punë të Jashtme e Maqedonisë së Veriut ka reaguar në lidhje me informacionet e publikuara me emërimin e konsullit në SHBA.

Nga MPJ thonë se për momentin RMV ka konsull të përgjithshëm në Totova dhe për momentin nuk planifikohet zëvendësimi i tij.

“Duam të reagojmë lidhur me informacionet e numërta të publikuara lidhur me dërgimin e diplomatëve në Përfaqësitë Diplomatikë Konsullore. Duke marr parasysh se bëhet fjalë për informacion me karakter konfidencial, lejoni t’ju informojmë se Republika e Maqedonisë së Veriut ka Konsull të Përgjithshëm në Totova, SHBA, ai është Jordan Panev, është diplomat karriere dhe i njëjti është zgjedhur sipas të gjitha rregullave ligjore. Aktualisht ai është në mes të mandatit të tij, dhe tani për tani, nuk planifikohet zëvendësim i tij para kohe”, thuhet në reagimin e MPJ-së.

Ndryshe, dje mediumet përcollën informacionin se me propozim të MPJ-së Besmira Ejupi, ish-prezantuese e lajmeve, është emëruar për konsulle në SHBA.

Reagimet në opinion erdhën pasi Besmira Ejupi nuk ka përvojë në diplomaci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat