Kovaçevski: Miqësia me Britaninë dhe aleancën në NATO janë investime të fuqishme për sigurinë dhe stabilitetin

Maqedonia

Kovaçevski: Miqësia me Britaninë dhe aleancën në NATO janë investime të fuqishme për sigurinë dhe stabilitetin

Më: 19 shkurt 2022 Në ora: 18:05
Dimitar Kovaçevski

Miqësia mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Maqedonisë së Veriut si dhe aleanca në NATO janë investime të fuqishme për sigurinë dhe stabilitetin, shkroi kryeministri Dimitar Kovaçevski pas takimit me kryeministrin britanik, Boris Johnson në margjina të Konferencës së sigurisë në Munih.

Mbretëria e Bashkuar, siç thekson kryeministri Kovaçevski, është partnerja jonë strategjike, dhe në vazhdimësi na jep mbështetje të fuqishme ndërkombëtare.

“Kryeministri Xhonson na përgëzoi për të gjitha angazhimet tona për zbatim të dialogut konstruktiv i cili do të na mundësojë përmbushje të qëllimeve tona strategjike për integrimin euroatlantik”, shkroi kryeministri Kovaçevski në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat