Maqedoni, 4 autobusë dhe 2 automjete të udhëtarëve kanë kryer transport ndërkombëtar pa dokumentacion adekuat

Maqedonia

Maqedoni, 4 autobusë dhe 2 automjete të udhëtarëve kanë kryer transport ndërkombëtar pa dokumentacion adekuat

Më: 20 shkurt 2022 Në ora: 11:26
Foto ilustrim

Nëpunës policorë nga Stacioni policor për Kalim kufitar Tabanoc dhe nga Sektori për krim tejkufitar Shkup pranë Qendrës rajonale për punë kufitare Veri, dje, gjatë kontrollit konstatuan se katër autobusë dhe dy automjete të udhëtimit kanë kryer transport ndërkombëtar të udhëtarëve pa poseduar dokumentacion adekuat.

Nga Inspektorati shtetëror për transport janë shqiptuar sanksione adekuate për vozitësit dhe automjetet.

“Gjatë kontrollit të një autobusi me targa të Gostivarit, drejtuar nga S.B.(43) nga Prilepi, autobusi me targa të Tetovës, drejtuar nga A.L. nga fshati Çellopek, autobusi me targa të Shkupit, drejtuar nga S.D.(63) nga Shkupi dhe S.T.(52) nga f.Kosovrast i Epërm, Dibër, dhe autobusi me shenja nacionale të Danimarkës, drejtuar nga R.S.(42) dhe SH.I.(52), që të dy nga fshati Nerasht, Komuna e Tearcës, u konstatua se kanë kryer transport ndërkombëtar të udhëtarëve pa posedim të dokumentacionit adekuat”, informojnë nga MPB.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në automjetin e udhëtimit “mercedes” me targa të Strumicës, drejtuar nga B.M.(25) nga Strumica dhe automjetin e udhëtimit – furgon “citroen” me targa të Shkupit, drejtuar nga B.M.(37) nga Shkupi u konstatua se kryejnë transport ndërkombëtar të udhëtarëve pa posedim të dokumentacionit adekuat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat