Proteston Oda Ekonomike e Energjetikës në RMV, këkojnë dorëheqje dhe kthimin e EVN-së në pronësi shtetërore

Maqedonia

Proteston Oda Ekonomike e Energjetikës në RMV, këkojnë dorëheqje dhe kthimin e EVN-së në pronësi shtetërore

Më: 25 shkurt 2022 Në ora: 20:12
Foto ilustrim

Zgjidhja e krizës energjetike, kthimi i rrjetit shpërndarës EVN në pronësi të shtetit, kthimi i BEG-ut nën kompetenca të qytetit të Shkupit, shkarkimi i personave të papërgjegjshëm janë arsyet e protestës përpara Qeverisë e që u organizuar nga Oda Ekonomike e Energjetikës.

Përveç kompanive anëtare të Odës, në protestë morën pjesë edhe përfaqësues të odave dhe disa kompani tjera.

“Arsyeja kryesore se përse qytetarët paguajnë fatura të larta është distributor EVN, mbi të cilën nuk ka kurrfarë kontrolli, as në orët matëse, askush nuk i kontrollon.

Disa herë kemi kërkuar takime por askush nuk ka gjetur kohë, ky është problemi më i madh sepse ata mendojnë se ende nuk ka krizë dhe se kjo nuk paraqet problem”, tha Gjorgji Manaskov nga Oda Ekonomike e Energjetikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat