Mariçiq: Nëse nuk dakordohem rreth gjuhës me bullgarinë, atëherë s’ka marrëveshje

Maqedonia

Mariçiq: Nëse nuk dakordohem rreth gjuhës me bullgarinë, atëherë s’ka marrëveshje

Më: 26 shkurt 2022 Në ora: 13:03
Bojan Mariçiq

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq tha se si qeveri kërkojnë zgjidhje që nuk do ta rrezikojë statusin e gjuhës maqedonase.

“Nëse nuk dakordohemi rreth kësaj çështje, nuk mund të ketë asnjv marrëveshje me Bullgarinë”, tha Mariçiq.

Ai shtoi se qeveria me kujdes qaset në negociata dhe udhëhiqet sipas Rezolutës së miratuar në Kuvend.

“Çështjet identitatre Bullgaria do të përpiqet që t’i hap, por kjo nuk do të thotë se do të pranojmë një kompromis të tillë. Për këtë shkak insistojmë të gjitha pikat të vendosen në paketë”, u shpreh ai.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat