Bekteshi u bënë thirrje pronarëve të mediave që të përmbushin detyrimet ligjore ndaj të punësuarve për të dielën ditë jopune

Maqedonia

Bekteshi u bënë thirrje pronarëve të mediave që të përmbushin detyrimet ligjore ndaj të punësuarve për të dielën ditë jopune

Më: 6 mars 2022 Në ora: 14:53
Kreshnik Bekteshi

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ka vizituar sot qendrën tregtare “East Gate Mall”, ku ka konstatuar se në objektet që lejohen të punojnë të dielave me ndryshimet e reja, zbatohen dispozitat e reja ligjore. Gjatë bisedës me punonjësit, ai është njoftuar se për punën ditën e diel, në përputhje me ndryshimet e reja ligjore, marrin mëditje më të mëdha.

“Sot e diel pata mundësinë se bashku me ekipin tim te shikoj se si zbatohet masa e diela ditë jo pune, të vizitoj disa dyqane ne qendra tregtare, të bisedoj me punëtoret në pjesën e ndryshimeve dhe plotësimit të ligjit bërë për mëditjet dhe tarifën që duhet të paguhet për punën të dielave. Të gjitha ato dyqane që u vizituan po zbatojnë masat pas miratimit të zgjidhjes ligjore. Si Ministri e Ekonomisë jemi të kënaqur me këtë politikë të re për të dielën ditë jopune dhe veçanërisht me faktin që ata që do të punësohen të dielën do të kenë të ardhura më të larta, gjë që do të rrisë standardin e tyre të jetesës”, ka thënë Bekteshi.

Ministrja e Ekonomisë u bëri thirrje pronarëve të të gjitha mediave, si dhe subjekteve të tjera juridike, që të përmbushin detyrimet ligjore dhe të punësuarit të cilët do të punojnë ditën e diel tu paguhet mëditja për 50% më shumë.

Ndryshe, siç tha ai, punëtorët duhet të paraqiten në institucionet kompetente./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat