Bekteshi: Një pjesë e marketeve nuk kanë rritur çmimin e bukës, kërkojmë që të ndiqet shembulli i tyre

Maqedonia

Bekteshi: Një pjesë e marketeve nuk kanë rritur çmimin e bukës, kërkojmë që të ndiqet shembulli i tyre

Më: 8 mars 2022 Në ora: 14:03
Kreshnik Bekteshi

Mbështet vendimin e disa prej rrjeteve të supermarketeve në vend që vendosën që mos të rrisin çmimin e bukës që është në mes 25-27 denarë gjatë krizës, shkruan në profilin e tij në Facebook ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe u ka bërë thirrje tregtarëve të tjerë që të ndjekin vendimin dhe të jemi solidarë në kohë krize globale.

“Në këtë krizë globale, disa nga marketet në vend kanë vendosur që të mos e rrisin çmimin e bukës dhe ai mbetet nga 25-27 denarë.

U bëj apel edhe marketeve të tjera që të ndjekin këtë shembull në kohë krize për të mbrojtur qytetarët nga goditjet e çmimeve”, shkruan Bekteshi.

Ai njofton se Qeveria po përgatit masa për të zbutur krizën

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat