Një mjek nga Maqedonia do të mjekojë emigrantët nga Ukraina në kufirin mes Bullgarisë dhe Romanisë

Maqedonia

Një mjek nga Maqedonia do të mjekojë emigrantët nga Ukraina në kufirin mes Bullgarisë dhe Romanisë

Më: 9 mars 2022 Në ora: 12:40
Foto ilustrim

Asociacioni Nacionali Vullnetarëve ka mbledhur mbi 70 mjek të cilët do të ndihmojnë emigrantë, ndërsa në mesin e tyre është edhe mjeku nga Vallandova Daniell Kirovski

Mjeku Kirovski shkoi në kufirin mes Bullgarisë dhe Romanisë për t’u ndihmuar emigrantëve nga Ukraina të cilët kanë dalë jashtë vendit për shkak të luftës.

Kirovski vullnetarisht dhe falas do t’i kontrollojë emigrnatët që vinë nga Ukraina e që janë të pranuar në qendrat pranuese në kufirin mes Bullgarisë dhe Romanisë.

“Emigrantët më së shpeshti kanë problem me alergjitë, sëmundjet respiratore dhe diare. Shpresoj se kjo luftë do të përfundojë sa më shpejt”, u shpreh Kirovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat