Arrestohen pesë prindër pasi kërkonin lëmoshë me fëmijët e tyre

Maqedonia

Arrestohen pesë prindër pasi kërkonin lëmoshë me fëmijët e tyre

Më: 12 mars 2022 Në ora: 12:33
Ilustrim

Gjatë javës së kaluar janë arrestuar pesë prindër, të cilët lypnin në rrugë së bashku me fëmijët e tyre të mitur, njofton MPB.

Nga MPB sqarojnë se njësitë për punë të brendshme në SPB Shkup, në bashkëpunim me Institucionin Publik Qendra Ndërkomunale për Punë Sociale – Shkup, gjatë javës së kaluar kanë ndërmarrë masa dhe aktivitete për parandalimin e “lypjes”.

“Me këtë janë privuar nga liria L.A (32), S.M (24), SH.K (30), Xh.S (30) dhe I.M (33), të gjithë nga Shkupi, të cilët janë gjetur së bashku me fëmijët e tyre të mitur duke lypur rrugëve, bulevardeve dhe para objekteve fetare në zonën e Shkupit.

Me ta është zhvilluar bisedë zyrtare dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të ngrihet kallëzim penal, për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për kryerjen e veprës penale nga neni 201 i Kodit Penal”, njofton MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat