Nikollovski: Pres që javën e ardhshme të fillojë importi i grurit dhe lëndëve të tjera të para nga Serbia

Maqedonia

Nikollovski: Pres që javën e ardhshme të fillojë importi i grurit dhe lëndëve të tjera të para nga Serbia

Më: 26 mars 2022 Në ora: 20:27
Ljupço Nikollovski

“Sa sasi të grurit, lulediellit, elbit dhe lëndëve të tjera të para do të importohen nga Serbia fqinje, do të varet nga kompanitë dhe tregtarët e vendit tonë”.

Këtë e theksoi sot ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ljupço Nikollovski gjatë vizitës në fabrikën për prodhimin e vajit për ushqim “Briliant” në Shtip. Ai tha se pret që javën e ardhshme, kur të përfundojnë pjesa administrative dhe formalitetet, të fillojë importi i grurit dhe lëndëve të tjera të para, për të cilat kompanitë e RMV-së kanë marrëveshje me partnerët e tyre nga Serbia.

Nikollovski theksoi se detyrë e ministrisë dhe Qeverisë ishte të sigurojë të hiqet ndalesa për import të grurit dhe të lëndëve të tjera të para nga ana e Serbisë.

“Sasitë të cilat janë të domosdoshme ne i shqyrtuam, komunikuam dhe mbajtëm takime me të gjitha odat, me të gjithë partnerët ekonomik-social të ministrisë, me të gjitha kompanitë, të cilat kanë marrëveshje me qëllim që të merren parasysh. Marrëveshja e cila është arritur, është hequr ndalesa për import ndaj Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe së dyti, se do të realizohen të gjitha marrëveshjet mes partnerëve tregtarë”, tha Nikollovski.

Theksoi se si Qeveri, nuk negociojnë se sa sasi e grurit dhe lëndëve të tjera të para do të importohen nga Serbia fqinje, por kompanive u siguruan që të hiqet ndalesa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat