Bujar Osmani pjesëmarrës në takimin e ministrave për Punë të Jashtme të vendeve të NATO-s

Maqedonia

Bujar Osmani pjesëmarrës në takimin e ministrave për Punë të Jashtme të vendeve të NATO-s

Më: 6 prill 2022 Në ora: 09:23
Bujar Osmani

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot dhe nesër (6 dhe 7 prill 2022), do të merr pjesë në takimin e Këshillit Veri-Atlantik të NATO-s, në nivel të Ministrave të Jashtëm, që do të mbahet në selinë e Aleancës në Bruksel.

Tema kryesore e sesioneve do të jetë situata aktuale e sigurisë e shkaktuar nga invazioni ushtarak rus mbi Ukrainën, si dhe masat dhe aktivitetet e marra nga Aleanca për mbrojtjen e territorit dhe garantimin e sigurisë së të gjitha vendeve anëtare të NATO-s.

Ministrat do të diskutojnë edhe për Konceptin e ri Strategjik të NATO-s, marrëdhëniet me vendet partnere të Aleancës dhe mënyrat për rritjen e ndihmës politike dhe praktike për vendet partnere, të cilat janë të ekspozuara ndaj një rreziku më të madh.

Nga MPJ thonë se qëndrimin në Bruksel, Osmani do ta shfrytëzojë që të realizojë edhe disa takime bilaterale me homolgët e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat