OBRM-PDUKM: Pas Rashkovskit, edhe një mik tjetër i afërt i Zaevit u kap në krim

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Pas Rashkovskit, edhe një mik tjetër i afërt i Zaevit u kap në krim

Më: 9 prill 2022 Në ora: 11:21
Foto ilustrim

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, ka reaguar në lidhje me rastin e Muhamed Zekirit, i cili është paraburgosur nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Nga OBRM-PDUKM thonë se “pas Rashkovskit, edhe shoku tjetër më i ngushtë i Zaevit, Muhamed Zekiri, u kap në krim”.

“E përbashkëta për këta dy është se përveç që kanë qenë njerëz të besueshëm të Zaevit, kanë qenë edhe sekretarë të përgjithshëm në qeverinë e zaevizmit. QËllimi i tyre është i njëjtë, milionat e qytetarëve t’i fusin në xhepat e tyre. Një Rashkovski u zëvendësua me një Zekiri”.

“Nëse Rashkovski bëri krim duke blerë softverë që na i shiti neve me para të popullit, tani në rastin e Zekirit është bërë studim për shitjen e Postës së Maqedonisë për afër gjysmë milionë euro, pa tender”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Ata shtojnë Zekiri këto veprime nuk i ka bërë pa mos qenë i mbështetur nga pushteti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat