Sali: Fatkeqësisht ende nuk mund ta shpallim koronavirusin të “vdekur”

Maqedonia

Sali: Fatkeqësisht ende nuk mund ta shpallim koronavirusin të “vdekur”

Më: 13 prill 2022 Në ora: 11:12
Bekim Sali

I pyetur nëse mundet që përfundimisht ta shpallim koronavirusin të “vdekur” në Maqedoninë e Veriut, ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali tha se ende është herët për këtë vendim.

Sali theksoi se nuk ka informacione se për çfarë do të diskutohet në mbledhjen e sotme të Komisionit për Sëmundje Infektive.

“Fatkeqësisht ende nuk mund ta shpallim të “vdekur”, nuk e di se çfarë do të vendos sot Komisioni.

Në këtë periudhë derisa jemi ne këtu, Komisioni është në mbledhje dhe shpresoj se do të ketë masa sipas rezultateve që i marrim nga Qendra Epidemiologjike pranë ISHP-së. Sinqerisht nuk e di se cila masë do të lirohet, megjithatë shpresoj që sa më shpejtë të funksionojmë normalisht”, deklaroi Sali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat