Ngjarja në Manastir, Kovaçevski: Provokim i cili nuk shkon në drejtim të përmirësimit të marrëdhënieve me Bullgarinë

Maqedonia

Ngjarja në Manastir, Kovaçevski: Provokim i cili nuk shkon në drejtim të përmirësimit të marrëdhënieve me Bullgarinë

Më: 21 prill 2022 Në ora: 13:55
Dimitar Kovaçevski

Kryeministri Dimitar Kovaçevski në përgjigjen e gazetarëve theksoi se ngjarja në Manastir mund të paraqet vetëm provokim që nuk shkon në drejtim të përmirësimit të marrëdhënieve dhe finalizimit të një dialogu të suksesshëm me arritjen e një marrëveshjeje që do të thotë hapje e shpejtë e negociatave për Maqedoninë e Veriut.

“Për sa i përket ngjarjes që ndodhi ditën e shtunë, ajo nuk paraqet gjë tjetër veçse një provokim sepse zgjon frymët e së shkuarës. Bëhet fjalë për person që ka qenë bashkëpunëtor i Gjermanisë së Hitlerit dhe i Italisë së Musolinit dhe i Paveliçit dhe i cili nuk mund të kontribuojë aspak si person që mund të jetë urë për të ardhmen, për miqësinë mes dy popujve dhe si urë për rrugën evropiane të shtetit”, theksoi Kovaçevski.

Kryetari i Qeverisë shtoi se Maqedonia e Veriut ka një status shtetëror të përcaktuar qartë dhe të gjithë qytetarët në të kanë identitetin e tyre të përcaktuar qartë, i cili është i përcaktuar me gjuhën e qytetarëve që jetojnë në të dhe se është pjesë e dinjitetit të çdo qytetari në botë. përfshirë edhe qytetarët tanë maqedonas.

“Ne me shtetet fqinje duhet të ndërtojmë ura miqësie, të shikojmë drejt të ardhmes, ndërsa nëse u rikthehemi personave nga e kaluara për të cilët ka mendime të ndryshme, kjo nuk do të jetë në favor të askujt dhe do të ndikojë në përkeqësimin e marrëdhënieve mes qytetarëve të të dyja vendeve”, Kryeministri Kovaçevski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat