Gençovska: Bullgaria dhe Kroacia kanë interesa të përbashkëta për integrim evropian të Ballkanit Perëndimor

Maqedonia

Gençovska: Bullgaria dhe Kroacia kanë interesa të përbashkëta për integrim evropian të Ballkanit Perëndimor

Më: 22 prill 2022 Në ora: 10:48
Gordan Gërliq-Radman

Në konferencën e përbashkët për shtyp me kolegun e saj kroat Gordan Gërliq-Radman në Zagreb, ministrja bullgare e Punëve të Jashtme Teodora Gençovska shënoi 30 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Bullgarisë dhe Kroacisë, kumtoi pres shërbimi i MPJ-së bullgare.

Siç lajmëroi korrespondenti i AIM-s nga Sofja, sipas Gençovskës, në këtë periudhë të dyja vendet kanë bërë një rrugë të gjatë në të cilën sot janë miq dhe aleatë në BE dhe NATO, ndërsa miqësia e tyre 12 shekullore mes tyre po vazhdon.

Gençovska theksoi se Bullgaria gjithmonë e ka mbështetur fuqishëm Kroacinë nga periudha e shpalljes, njohjes dhe mbrojtjes së pavarësisë së saj dhe integritetit territorial, deri në inkuadrimin e saj në BE dhe NATO dhe organizatat ndërkombëtare. Ajo dhe Gordan Gërliq-Radman do të punojnë së bashku për pranimin e këtyre dy vendeve në Zonën e Shengenit, eurouzonë dhe Organizatën për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik.

Të dy ministrat kanë biseduar edhe për nismën tre dete, e cila jep mundësi të mëdha për lidhje mes vendeve, veçanërisht në kontekst të luftës në Ukrainë. Nisma ka potencial, që mund të përdoret lidhur me lidhjen energjetike, ndërsa Bullgaria dhe Kroacia mund të punojnë në këtë drejtim, deklaroi shefja e diplomacisë bullgare në Zagreb, Gençovska komentoi se Bullgaria dhe Kroacia janë ndër mbështetësit më të mëdhenj të eurointegrimeve të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat