Maqedonia e Veriut vendi i parë në BP, i cili do të hapë një dialog strategjik me SHBA-në

Maqedonia

Maqedonia e Veriut vendi i parë në BP, i cili do të hapë një dialog strategjik me SHBA-në

Më: 28 prill 2022 Në ora: 15:50
Karen Donfried, Bujar Osmani

Kryediplomati i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani ka avancuar raportet SHBA- Maqedoni e Veriut në një shkallë tjetër të diplomacisë dhe bashkëpunimit bilateral.

Maqedonia e Veriut është vendi i parë në Ballkanin Perëndimor i cili do të hapë një dialog strategjik me SHBA-të.

Informacionin e ka bërë të ditur vet i pari i diplomacisë Osmani në takimin e tij bilateral me Ndihmës Sekretaren amerikane të Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried, e cila po qëndron për vizitë në e shoqëruar nga Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit dhe Përfaqësuesi Special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

“Sot u dakorduam që të përforcojmë partneritetin tonë strategjik përmes Dialogut të ardhshëm Strategjik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe ShBA, i cili do të mbahet më 2 qershor, në Uashington. Për ne kjo është nder i veçantë që Maqedonia e Veriut do të bëhet vendi i parë në Ballkanin Perëndimor, i cili do të hap një dialog strategjik me ShBA-të, përmes të cilit do të thellohet partneriteti ynë strategjik dhe më konkretisht do të futet në kornizë bashkëpunimi ynë bilateral”, – theksoi Osmani

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat