Kallëzim penal ndaj një polici në Maqedoni, ka lejuar kalimin e kufirit pa test PCR

Maqedonia

Kallëzim penal ndaj një polici në Maqedoni, ka lejuar kalimin e kufirit pa test PCR

Më: 23 maj 2022 Në ora: 15:30
Foto ilustrim

MPB-ja në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka ngritur kallëzim penal kundër policit I.G. për marrje ryshfeti në pikën kufitare Deve Bair.

“I paraqituri më datë 16.04.2022 nga i dëmtuari A.Q. ka kërkuar dhe ka marrë mjete për të mos kryer një veprim zyrtar që është dashur ta kryejë, gjegjësisht i ka mundësuar kalimin e kufirit pa test të vlefshëm negativ PCR, i cili në atë kohë ka qenë i detyrueshëm me rastin e hyrjes në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, njoftojnë nga MPB.

Ndaj punonjësit të policisë, shtojnë nga atje, do të iniciohet procedurë për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore, si dhe largim nga puna deri në përfundim të procedurës disiplinore.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat