Arrestohet një 27-vjeçar nga Likova, ka tentuar të marrë kredi me letërnjoftim të një personi tjetër

Maqedonia

Arrestohet një 27-vjeçar nga Likova, ka tentuar të marrë kredi me letërnjoftim të një personi tjetër

Më: 26 maj 2022 Në ora: 17:24
Foto ilustrim

Nga MPB njoftojnë se dje kanë arrestuar një 27-vjeçar nga Likova, pasi i njëjti ka tentuar të marrë kredi me një dokument të personit tjetër.

“Me datë 25.05.2022 në ora 14:55, zyrtarët policorë nga SPB Kumanovë kanë arrestuar R.Z. (27) nga fshati Sllupçan i Likovës, pasi ka tentuar të marrë kredi të shpejtë me të dhënat e letërnjoftimit të një personi tjetër.

Ai është ndaluar në stacionin policor të Kumanovës dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të ngrihet kallëzim përkatës”, njoftojnë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat