Ministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut, në Kiev, takon homologun ukrainas

Maqedonia

Ministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut, në Kiev, takon homologun ukrainas

Më: 27 maj 2022 Në ora: 11:32
Foto nga vendi i ngjarjes

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka udhëtuar drejt Kievit, ku është takuar me homologun e tij, Dmitro Kuleba.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Osmani ka thënë se do ta vendonin sërish në funksion ambasadën maqedonase në Ukrainë.

“Sapo mbërrita në Kiev, ku përveç takimit me kolegun tim Dmitro Kuleba, prap në funksion do ta vendosim edhe Ambasadën tonë në Ukrainë.

Maqedonia e Veriut mbështet fuqishëm popullin e guximshëm ukrainas”, ka shkruar Osmani.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat