Maqedoni: Ndërtimet pa asnjë lloj kriteri dhe kaosi urbanistik po dëmtojnë cilësinë e jetës

Maqedonia

Maqedoni: Ndërtimet pa asnjë lloj kriteri dhe kaosi urbanistik po dëmtojnë cilësinë e jetës

Më: 29 maj 2022 Në ora: 18:54
Ilustrim

Ndërtimet e shumta dhe betonizimi nuk ndalet në  Tetovë.

Sidomos në zonën qendrore të qytetit, ku po ndërtohen pallate shumëkatëshe, pa marrë parasysh kriterin e gjelbërimit apo krijimin e hapësirave të përshtatshme për parkim.

Sipas arkitektes Dushica Trpçevska Andjelkoviç, kjo po ndryshon mjedisin urban dhe cilësinë e jetës.

“Jo vetëm në Tetovë por dhe qytete të tjera të mëdha ka objekte ku ka devijime nga rregullat e ndërtimit. Shumë paqartësi në ligje, planet e vjetra lënë mundësi për korrupsion, i cili është në favor të investitorëve”, thotë Trpçevska Andjelkoviç.

Urbanistika dhe ndërtimet, janë poashtu lëndët që dominojnë punën e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, por efekti është shumë i vogël.

Nuri Bajrami thotë se sa herë që kanë paraqitur iniciativa për ngritje të përgjegjësisë dhe ndjekje penale kanë marrë përgjigje se procedura është në vazhdim e sipër.

Bajrami thotë se duhet të forcohen shërbimet inspektuese, të cilat duhet të jenë prezente që në fillim të ndërtimit, sepse nëse konstatohen ndërtime pa leje apo parregullsi të tjera, rrënimi është shumë më i shtrenjtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat