Nikolloski: Paratë shkojnë në vrimë, gjegjësisht qytetarët nuk i shohin paratë

Maqedonia

Nikolloski: Paratë shkojnë në vrimë, gjegjësisht qytetarët nuk i shohin paratë

Më: 5 qershor 2022 Në ora: 12:41
Aleksandar Nikollovski

Ka rritje çmimesh, por ka edhe borxhe. Dhe ky është paradoksi kryesor i kësaj politike të keqe ekonomike të udhëhequr nga qeveria, e ai është që paratë shkojnë në vrima, gjegjësisht qytetarët nuk i shohin paratë, tha për “Radio Evropa e Lirë” nënkryetari i OBRM-PDUKM-së, Aleksandar Nikollovski.

“As autostrada, as hidrocentrale, as ura nuk po ndërtohen, as projekte më serioze infrastrukturore në hekurudhë.

Nga ana tjetër, buka, mielli, vaji, produktet bazë po shtrenjtohen dhe pyetja kryesore që bën çdo qytetar i thjeshtë është se ku shkojnë paratë dhe kjo është diçka që ne planifikojmë ta hapim seriozisht kur të diskutojmë për ribalancimin e buxhetit, sepse ka një një vrimë të zezë të madhe”, thotë Nikoloski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat