Georgiev: Publikut bullgar nuk i intereson largimi i vetos ndaj Maqedonisë por jetëgjatësia e qeverisë

Maqedonia

Georgiev: Publikut bullgar nuk i intereson largimi i vetos ndaj Maqedonisë por jetëgjatësia e qeverisë

Më: 16 qershor 2022 Në ora: 20:58
Foto ilustrim

Tema e largimit të vetos bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut është trajtuar për muaj të tërë në mediat vendore dhe ato bullgare.

Por, sipas njohësve të çështjes, Maqedonia nuk po trajtohet mjaftueshëm si problematikë në Bullgari, sepse popullit bullgar nuk i intereson Maqedonia por jetëgjatësia e qeverisë.

“Publiku bullgar është shumë më i shqetësuar për mbijetesën e qeverisë sesa nëse do të hiqet vetoja e Maqedonisë. Kohëve të fundit është folur më shumë se çka do të ndodh nëse qeveria do të bjerë dhe nëse do të shpallen zgjedhje të parakohshme parlamentare, sesa për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë”, tha politologu, Gordan Georgiev.

Nëse do të ketë zgjedhje, do të jenë të katërtat zgjedhje të parakohshme parlamentare në Bullgari në vetëm dy vjet.

Georgiev thekson se trazirat e fundit në koalicionin qeverisës të Bullgarisë janë vetëm një tregues se sa politikë e vështirë funksionon atje.

Ai theksoi se ngërçit mes dy vendeve i ka kontribuar më shumë edhe gjuha e urrejtjes e përdorur nga Bullgaria dhe Rumen Radev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat