Trajanov: Nëse pranohet propozimi francez, nuk do ta mbështesim Qeverinë

Maqedonia

Trajanov: Nëse pranohet propozimi francez, nuk do ta mbështesim Qeverinë

Më: 23 qershor 2022 Në ora: 14:36
Kryetari i Lidhjes Demokratike Pavle Trajanov

Kryetari i Lidhjes Demokratike Pavle Trajanov, sot në konferencë për shtyp në Kuvend deklaroi se ata janë kundër propozimit francez për kontestin me bullgarinë.

Sipas tij, në propozimin francez ka të përfshirja kërkesa nacionaliste të Bullgarisë, ndërsa shtoi se nëse Qeveria e pranon propozimin francez ata do të dalin nga e njëjta, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Duke marrë parasysh faktin që përfaqësues të Qeverisë drejtpërdrejtë janë përfshirë në negociatat me Bullgarinë, kërkojmë dorëheqjen e ministrit për Punë të Jashtme dhe zv.kryeministrit për Eurointegrimet”, tha Trajanov.

Ai u bëri thirrje qytetarëve përmes rrjeteve sociale apo me protesta paqësore që të shprehin pakënaqësi të fortë për kërcënimin e identitetit kombëtar maqedonas.

“Lidhja Demokratike është kundër propozimit francez dhe u bën thirrje qytetarëve që të shprehin qëndrimet e tyre përmes rrjeteve sociale apo protestave paqësore, të shohin Bashkimin Evropian se këtu ka rezistencë të fortë civile, popullore kundër rrezikimit të identitetit kombëtar maqedonas”, tha Trajanov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat