Nga punimet e Kongresi i XIV-të Europian i AMFE në Shkup

Maqedonia

Nga punimet e Kongresi i XIV-të Europian i AMFE në Shkup

Më: 23 qershor 2022 Në ora: 23:18
Pamje nga kongresi

Sot në Skup u mbajtë me sukses Kongresi i XIV-të Europian nga Federata Mjekët Shqiptarë Europë, me udhëheqjen e shkëlqyer të mjekëve si dr.Gazmend Berisha dhe dr.Aurora Dollenberg të cilët treguan gatishmëri dhe përkushtim maksimal në përmirësimin e gjendjes së shëndetësisë mbarë shqiptare.

Në këtë kongres muren pjesë edhe autorte nga Qveria e Shkupit, minsitri i Shendetsise Bekim Sali, njofton gazata zvicerane Le Canton27.ch

Paneli i sotëm, dedikuar të rinjve dhe shëndetit mendor, që ishte organizuar me iniciativën e bashkëshortes së Presidentit të vendit, ngërthen temë jashtëzakonisht të rëndësishme, për të cilën duhet folur sa më shumë, që kështu ta nxisim ndërgjegjësimin individual dhe kolektiv për kujdesin e shëndetit mendor.

Ministria e Shëndetësisë se Maqedonise se Veriut e rpire nga minsiri Salli,  përveç që e vlerësua shumë këtë aktivitet,  kane lënë derën e hapur dhe dorën e shtrirë për cilëndo trajtë dhe nivel të bashkëpunimit që hap perspektiva të reja, që ofron risi dhe mundëson cilësi. Ministri i shendetesise Sali dhe presidentja Dollenberg: Te vazhdoje kjo tradite bashkepunimi me mjeket evropiane

“Sot kisha kënaqësi të marr pjesë në hapjen e kongresit të radhës Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Europë. Edhe pse përcaktori etnik në mjekësi nuk është elementi më i rëndësishëm, më vjen mirë që mjekët shqiptarë janë tubuar rreth një asociacioni të këtillë dhe që me kaq përkushtim ndihmojnë në avancimin e dijeve shkencore të mjekësisë, nga e cila përfitojnë të gjithë. Organizimi i Kongresit të Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Europë sot në Shkup është një mundësi e re për të dëgjuar dije të reja, për të këmbyer përvoja të panjohura dhe për të zgjidhur probleme që janë paraqitur ndërkohë në shëndetësi. Duke qenë i fokusuar në shëndetësinë post-COVID, ky kongres shndërrohet në ngjarje jashtëzakonisht të rëndësishme për sistemin tonë shëndetësor.”, ka theksuar minsitri Bujar Sali

“Në fjalimin tim theksova se në kuadër të Programit për kujdes shëndetësor ndaj personave me çrregullime mendore, i cili përgatitet nga Ministria e Shëndetësisë në bazë vjetore, parashikohet zhvillimi i qendrave të shëndetit mendor si formë trajtimi jashtinstitucional, kjo në përputhje me rekomandimet e OBSH-së. Së fundmi, është hapur dhe funksionon Qendra e Shëndetit Mendor në Koçan dhe janë duke u bërë përgatitje për hapjen e qendrave të tilla në Kërçovë, Manastir e Shtip. Po ashtu, planifikohet hapja qendrës së shëndetit mendor që do të jetë e dedikuar posaçërisht për të rinjtë…” ka thene pas punimeve kongresit ministri  i shjendetsise z.Sali per gazeten zvicerane Le Canton27.ch

Falënderim i veçantë për lideren dhe meritorën e këtije evendiment Dr.Aurora Dollenberg nga Gjermania, dhe të gjithë atyre që ndanë me ne njohurit e tyre. “Kongresi i 14-të i Federates së Mjekëve Shqiptar në Europë (AMFE)”, nder dhe kënaqsi që isha prezente në këtë organizim mjekësor të realizuar sot në Shkup.

Falemnderim i veqant për lideren e kësaj organizate – Dr.Spec Aurora Dollenberg– specializante në mjekesine urgjente, familjare dhe gjithashtu psikoterapeute, e cila ushtron profesionin në Gjermani, ndër te gjitha nje njeri plot zemer dhe tejet human!

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat