Incident në Kuvendin e Maqedonisë në mes Arbër Ademit dhe Milloshoskit

Maqedonia

Incident në Kuvendin e Maqedonisë në mes Arbër Ademit dhe Milloshoskit

Më: 27 qershor 2022 Në ora: 19:38
Incident në Kuvendin e Maqedonisë në mes Arbër Ademit dhe Milloshoskit

Një incident ka ndodhur në Kuvend për shkak të mosmarrëveshjeve për agjendën e Komisionit për Çështje Evropiane (KÇE).

Gjatë tentativës së deputetëve të opozitës për të ndërprerë seancën, pas një debati të ashpër, ka reaguar Arbër Ademi nga BDI, kryetar i Komisionit dhe ish-ministër i Arsimit, i cili ka hedhur sende në drejtim të deputetëve të grumbulluar rreth tij.

Kjo shihet në videon, të cilën e ka shpërndarë në Facebook nga deputeti i OBRM-PDUKM-së Mile Levkov, ndërsa partia e ka shpërndarë me një koment të shkurtër.

Në video shihet se ka pasur përplasje verbale në mes Arbër Ademi nga BDI, deputetit të OBRM-PDUM-së Antonio Milloshosit.

 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat