Qeveria e RMV-së: Ka ardhur propozimi nga presidenca franceze, fillojmë konsultimet e gjera

Maqedonia

Qeveria e RMV-së: Ka ardhur propozimi nga presidenca franceze, fillojmë konsultimet e gjera

Më: 30 qershor 2022 Në ora: 15:18
Qeveria e Maqedonisë

Siç edhe premtuam, vendimi për të ardhmen tonë do të merret bashkërisht, në meritë, në përputhje me interesat strategjike të vendit dhe të gjithë qytetarëve të tij, thuhet në komunikatën e Qeverisë, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut njofton se përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme ka ardhur propozim nga Presidenca franceze me ide që i referohen qëndrimeve dhe propozimeve tona të shprehura publikisht.

“Kjo është baza për hapjen e një procesi të gjerë konsultativ, fillimisht në Qeveri dhe partnerët e koalicionit, e më pas me Presidentin, Kuvendin dhe opozitën, si dhe me sektorin civil, ekspertët dhe publikun e gjerë në vend.

Ashtu siç edhe premtuam, vendimin për të ardhmen tonë do ta marrim bashkërisht, sipas meritave, në përputhje me interesat strategjike të vendit dhe të gjithë qytetarëve të tij”,

thuhet në deklaratë e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat