OBRM-Popullore: Propozimi francez mbron gjuhën maqedonase

Maqedonia

OBRM-Popullore: Propozimi francez mbron gjuhën maqedonase

Më: 3 korrik 2022 Në ora: 14:40
Kreu i OBRM-Partia Popullore

Nga OBRM-Partia Popullore sot sërish janë deklaruar se mbështesin propozimin e ri francez.

Nga kjo parti thonë se në këtë propozim është ruajtur gjuha dhe identiteti.

“Siç pamë në reagimet e djeshme, më së shumti manipulohet me vendin e gjuhës maqedonase në rrugën tonë të ardhshme drejt Bashkimit Evropian. Nëse diçka është kristalisht e qartë në këtë marrëveshje, ajo është se gjuha maqedonase është kristalisht pastër e definuar dhe kjo do të jetë gjuha me të cilën më tej Maqedonia do të komunikojë dhe arrijë marrëveshje me tërë botën”, thonë nga OBRM-Partia Popullore.

Kujtojmë së propozimi i modifikuar francez u ndryshua nga varianti i parë me kërkesë të Maqedonisë, pasi diplomacia e Maqedonisë tha se gjuha, identiteti dhe historia nuk duhet te jenë pjesë e negociatave me Bullgarinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat