Moraçanin: Kovaçevski ka pranuar që propozimi francez të shkojë në seancë parlamentare

Maqedonia

Moraçanin: Kovaçevski ka pranuar që propozimi francez të shkojë në seancë parlamentare

Më: 4 korrik 2022 Në ora: 14:10
Dimitar Kovaçevski

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, mbrëmë, në bisedimet me partitë më të vogla të koalicionit – Bashkimi Demokratik, DOM dhe PLD, dha pëlqimin që propozimi i modifikuar francez të hidhet në seancë plenare, që deputetët të diskutojnë dhe konkluzionet të votohen.

Siç tha për Agjencionin Informativ të Maqedonisë, Maja Moraçanin nga DOM, në takim kanë kërkuar që propozimi të shkojë në seancë plenare, dhe jo vetëm përmes qeverisë, për këtë propozim Kovaçevski është pajtuar, por nuk është përcaktuar se kur do të mbahet ajo seancë, pasi për momentin, partitë më të vogla kërkuan publikimin e të gjitha dokumenteve që përmban propozimi, përfshirë edhe protokollin, përmbajtja e të cilit nuk dihet ende.

Në takim, të tre palët kërkuan që të gjitha dokumentet, përfshirë edhe protokollin, të përkthehen në gjuhën maqedonase dhe të publikohen dhe të vihen në dispozicion të gjithë publikut.

Tre partnerët e koalicionit i thanë Kovaçevskit se është e papranueshme për ta nëse çështjet dypalëshe lidhur me historinë dhe arsimin janë pjesë e procesit të negociatave.

“Nëse ky ndikim në procesin e negociatave, do të thotë që gjatë negociatave fokusi ynë nuk do të jetë në kriteret e Kopenhagës, por do të merremi me çështje historike dypalëshe, ky nuk është qëllimi i procesit! Ne dëshirojmë që fokusi i procesit të negociatave të jetë sundimi i ligjit, të drejtat e njeriut, mbrojtja e mjedisit”, tha Moraçanin nga parti DOM.

Kujtojmë se propozimi francez tashmë erdhi ën formë të modifikuar, pasi varianti i parë me kërkesat bullgare ishte i papranueshëm për Maqedoninë, pasi sipas kryeministrit Kovaçevski, Maqedonia nuk pranonte negociata për gjuhën, identitetin dhe historinë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat