Vanhoutte: Bullgaria do të respektojë të drejtat themelore të maqedonasve si identiteti dhe gjuha

Maqedonia

Vanhoutte: Bullgaria do të respektojë të drejtat themelore të maqedonasve si identiteti dhe gjuha

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 16:43
Peter Vanhoutte

Përparim serioz në Maqedoninë e Veriut është i mundur falë propozimit francez. Bullgaria do të respektojë të drejtat themelore të maqedonasve si identiteti, gjuha dhe kultura, dhe në këmbim vendi juaj më në fund do të jetë në gjendje të fillojë procesin e anëtarësimit në BE, tha diplomati belg Peter Vanhoutte në një letër të hapur në Facebook drejtuar qytetarëve të Maqedonisë së Veriut.

Sipas Vanhoutte, ky propozim mundëson fillimin përfundimtar të procesit të anëtarësimit në BE.

“BE-ja është e ardhmja juaj. BE-ja do të hapë shumë mundësi për zhvillimin tuaj ekonomik, për të ardhmen tuaj dhe të ardhmen e fëmijëve tuaj. Prandaj, mos kini frikë të bëni zgjedhjen e duhur, por angazhohuni aktivisht në procesin e anëtarësimit. E kuptoj zhurmën nacionaliste të disa partive politike. Si opozitë, roli i tyre është të kundërshtojnë dhe le të jemi të qartë, është gjithmonë më e lehtë të kundërshtosh një vendim të qeverisë sesa të pajtohesh me të dhe ta mbështesësh atë”, shkruan Vanhoutte.

Ai dërgon një mesazh që “të mos ngecim në të shkuarën”, dhe të zgjedhim prioritetet e duhura për të ardhmen tonë./]

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat