Mickoski: Do të vazhdojmë me protesta, propozimi francez mund të ndryshohet

Maqedonia

Mickoski: Do të vazhdojmë me protesta, propozimi francez mund të ndryshohet

Më: 6 korrik 2022 Në ora: 21:05
Hristijan Mickoski

Lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, sot para Qeverisë tha se do të vazhdojnë me protestat kundër propozimit francez.

Por, sipas tij, me një qasje të zgjuar dhe racionale mund të ndryshohet edhe “propozimi francez”.

“Ne duam të hyjmë në BE si maqedonas krenarë, krenarë për paraardhësit tanë dhe sakrificën që bënë të parët tanë për të pasur këtë shtet të pavarur, i cili flet gjuhën e bukur amtare maqedonase. Sot ne dhamë propozimin tonë dhe është qëndrimi i partisë për kornizën e negociatave dhe qëndrimet e përbashkëta të vendeve anëtare të BE-së. Ju mund të negocioni siç po bën kjo Qeveri dhe të na çoni në humnerë dhe të mos keni mundësi të dytë. A do ta pranojmë atë opsion, themi “jo faleminderit” dhe prandaj i themi jo asimilimit të Maqedonisë. Në vend që të konsultoheshin me ne, ata zhvilluan negociata ekzibicioniste. Me një qasje të zgjuar dhe racionale, gjithçka mund të ndryshohet. Ne presim që qeveria të pranojë qëndrimet tona dhe të bëjë një tekst të rafinuar”, tha Mickoski.

Ndryshe, aktualisht po vijon protesta e OBRM-PDUKM-së në qytetin e Shkupit dhe protestuesit e kanë radikalizuar protestën duke u përplasur me policinë dhe duke dëmtuar disa prona publike.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat