Opozita maqedonase edhe sot zhurmon me vuvuzela në Kuvend, derisa flasin në foltore deputetët e LSDM-së

Maqedonia

Opozita maqedonase edhe sot zhurmon me vuvuzela në Kuvend, derisa flasin në foltore deputetët e LSDM-së

Më: 16 korrik 2022 Në ora: 13:32
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut

Sot për të tretën ditë radhazi në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut po debatohet propozimi francez dhe seancën po e ndjek edhe ambasadori evropian David Geer.

Si edhe ditët e kaluara, opozita sërish është kundërpërgjigjur me vuvuzela dhe goditje të tavolinave gjatë fjalimit të deputetëve të LSDM-së.

Dy ditët e kaluara diskutimi u zhvillua në një atmosferë mjaft të tensionuar me sulme verbale, akuza dhe kundërakuza mes pushtetit dhe opozitës.

Deputetët nuk do të votojnë “pro” apo “kundër” kuadrit të negociatave të propozuar nga presidenca franceze me BE-në, por me shumicë të thjeshtë, me konkuluzione do i japin Qeverisë drejtim se si të angazhohen për atë që mund dhe nuk mund të negociojë në procesin e integrimit në BE.

Një protestë e re nga opozita maqedonase ka filluar sot me fillim nga ora 12:00 para objektit të Kuvendit.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat