Në Greqi u dëmtuan edhe gjashtë vetura me tabela të Maqedonisë

Maqedonia

Në Greqi u dëmtuan edhe gjashtë vetura me tabela të Maqedonisë

Më: 15 gusht 2022 Në ora: 13:30
Foto nga vendi i ngjarjes

Gjatë fundjavës, 6 automjete nga Maqedonia janë dëmtuar në qytetin Perea, afër Selanikut.

Prej tyre 3 automjete janë nga Shkupi, 2 nga Prilepi dhe 1 automjet nga Manastiri.

Pronarët, të cilët dëshirojnë të mbeten anonimë, shprehen jashtëzakonisht të indinjuar pasi megjithëse kanë lajmëruar policinë greke, askush nuk ka ardhur për të kryer kontroll në vend.

Ata kërkojnë reagim të menjëhershëm nga MPJ e Maqedonisë dhe notë proteste për këtë rast sepse nuk është rasti i parë i dëmtimit të automjeteve maqedonase në Greqi këtë verë.

Paraprakisht një incident i ngjashëm me vandalizëm në një automjet maqedonas ka ndodhur të premten në Hanioti.

Pronarët e automjeteve të dëmtuara thonë se është koha që të ndalohet shkatërrimi i automjeteve maqedonase në Greqi dhe i bëjnë thirrje shtetit që të ndërmarrë veprime ligjore në lidhje me këto raste.

Ata po ashtu kërkojnë nga Ministria jonë e Jashtme që t’i ndihmojë se ku të drejtohen në Greqi për të kompensuar dëmet e tyre.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat