Boçvarski: Investimet infrastrukturore janë prioritet për qeverinë, ndër to dhe autostrada Tetovë-Gostivar

Maqedonia

Boçvarski: Investimet infrastrukturore janë prioritet për qeverinë, ndër to dhe autostrada Tetovë-Gostivar

Më: 19 shtator 2022 Në ora: 14:49
Bllagoj Boçvarski

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski ka deklaruar se autostrada Tetovë-Gostivar është prioritet qeveritar për investime.

“Ka pasur një procedurë për përzgjedhjen e një kompanie konsulente dhe një autoriteti mbikëqyrës, pas së cilës është zgjedhur një kompani që do të kryente shërbimet e konsulencës, por meqenëse nuk ishte dhënë garanci bankare, ajo procedurë u ndërpre dhe u shpall një e re për përzgjedhjen e konsulentit dhe mbikëqyrja që do të përcjellë ndërtimin nga fillimi deri në fund të Korridorit 8 dhe Korridorit 10. Bëhet fjalë edhe për segmentin Tetovë-Gostivar, Gostivar-Kërçovë dhe Trebenishtë-Strugë-Qafasan në Korridorin 8, poashtu si Manastir – Prilep në Korridorin 10 D. Kjo mbetet një prioritet. Ne jemi këtu për të zgjidhur të gjitha çështjet që dalin para fillimit të ndërtimit për t’u siguruar që kur të fillojë ndërtimi i autostradave, të rrjedhë pa probleme dhe me dinamikë të mirë në mënyrë që ato të përfundojnë brenda afatit të përcaktuar”, tha ai.

Kujtojmë se muaj më herët ministri Boçvarski ka deklaruar për mediat se do të shqyrtohet dhe një pagesë rrugore më e ulët për shfrytëzim të autostradës, mirëpo një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur, pasi qytetarët vazhdojnë të paguajnë në pikëpagesat rrugore çmimet e njejta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat