Mickoski dhe Kovaçevski sot diskutuan mbi planet për tejkalimin e krizës energjetike

Maqedonia

Mickoski dhe Kovaçevski sot diskutuan mbi planet për tejkalimin e krizës energjetike

Më: 4 tetor 2022 Në ora: 21:41
Hristian Mickovski

Në Qeveri këtë pasdite është mbajtur takim rreth dy orësh në mes Kryeministrit Dimitar Kovaçevskit dhe kreut të OBRM-PDUKM-së, Hristian Mickovski.

Në takim siç është njoftuar është diskutuar rreth planit të opozitës për krizën energjetike.

“Meqenëse isha i shqetësuar para takimit, ndaj të njëjtin shqetësim edhe tani”, Këto ishin fjalët e para të liderit të opozitës, Hristijan Mickoski, pas takimit me kryeministrin Dimitar Kovaçevski.

“Mendoj se në periudhën e ardhshme duhet të punojmë shumë për të kapërcyer të gjitha problemet që padyshim do të na ndodhin. Sepse skenari fillestar, që të kemi në funksion të gjitha objektet tona, është i vështirë për t’u realizuar. Kovaçevski emëroi Kreshnik Bekteshin person kontaktues. Menjëherë pas takimit do ta kontaktojmë dhe do t’i japim kontaktet tona”, deklaroi Mickoski.

Kryeministri thotë se opozitarit të parë i ka prezantuar në detaje se çfarë po ndërmerr konkretisht Qeveria për të përballuar krizën ekonomike.

Kovaçevski thotë se me Mickoskin kanë biseduar për nevojën e zhbllokimit të ligjeve që janë të bllokuara në Kuvend.

Ata theksuan nevojën e miratimit sa më të shpejtë në Kuvend të të gjitha ligjeve që kanë të bëjnë me tejkalimin e krizës energjetike.

“Bëhet fjalë për Ligjin për huamarrjen nga BERZH në vlerë prej 100 milionë euro me normë të favorshme interesi për të mbështetur punën e EMV-së, Ligjin për Energjinë, Ligjin për Naftën dhe Rezervat e Naftës, si dhe për zbatimin e Vendimit për shkurtimin e mjeteve financiare nga buxheti të cilat janë me përqindje më të ulët të përmbushjes dhe të cilat nuk janë të nevojshme dhe kalojnë në pikat për ballafaqim me krizën energjetike”, potencoi Kovaçevski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat