Të mundësohet instalimi i fotovoltaikëve paralelisht me dhënien e lejeve, kërkon LOE Maqedoni

Maqedonia

Të mundësohet instalimi i fotovoltaikëve paralelisht me dhënien e lejeve, kërkon LOE Maqedoni

Më: 5 tetor 2022 Në ora: 16:41
Foto ilustrim

Në kushte të shpalljes gjendje krize, të lejohet vendosja e paneleve fotovoltaike paralelisht me sigurimin e lejeve të nevojshme dhe të gjithë dokumentacionit, kërkon Lidhja e Odave Ekonomike (LOE).

Prej atje thonë se një sërë kompanish janë gati të investojnë në fotovoltaikë dhe tashmë kanë bërë blerjet e nevojshme, por procesi është ngecur për shkak të procedurave burokratike për sigurimin e lejeve.

“Kërkesa është e nevojshme, e arsyeshme dhe nuk përfshin mjete shtesë për realizim nga buxheti i shtetit, dhe kompanitë do të lejohen që me investimet e tyre të reduktojnë varësinë nga energjia dhe faturat e energjisë elektrike”, thekson LOE.

Qeveria dhe institucionet kompetente, vlerëson LOE, duhet të veprojnë shpejt dhe me efikasitet dhe të ndërmarrin gjithçka që është në kompetencën e tyre për të krijuar kushte më të mira për veprimtarinë e biznesit në kushte krize.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat