OBRM-PDUKM: Viktor Dimovski të mos dërgohet ambasador në Francë pas skandalit me oligarkun ukrainas

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Viktor Dimovski të mos dërgohet ambasador në Francë pas skandalit me oligarkun ukrainas

Më: 25 nëntor 2022 Në ora: 16:46
Viktor Dimovski

Viktor Dimovski të mos dërgohet ambasador në Francë pas skandalit me oligarkun ukrainas që mori shtetësi të vendit, Oleksandar Onishçenko.

Kjo është kërkesë e OBRM-PDUKM-së. Aleksandat Nikollovski na kjo parti për “360 shkallë” thotë se skandali ndodhi si pasojë e mungesës së drejtorit për kontroll të brendshëm në Agjencinë për Siguri Kombëtare, tashmë për 16 muaj.

“Ka betejë mes klanesh në LSDM për drejtor të ASK-së. Për këtë arsye nuk zgjidhet drejtori për kontroll të brendshëm, për këtë arsye Viktor Dimovski gjashtë muaj nuk dërgohet për ambasador në Francë dhe këtu të mos manipulohet me Komisionin për politikë të jashtme në Kuvend sepse propozimi për të erdhi tani kur doli skandali me Onishçenkon dhe ekzistojnë të paktën katër krahë në LSDM të cilët luftojnë, klani i afërt me Oliver Spasovskin, krahu i afërt me Mile Zeqeviç, krahu i Dimitar Kovaçevskit dhe krahu i Zoran Zaevit.

Pas gjithë kësaj që ndodhi, gjëja e fundit që duhet të ndodhë është Dimovski të shkojë ambasador në Paris sepse kjo do të ishte turp për Maqedoninë. Gjithsesi Franca është njëra nga vendet më domethënëse të Bashkimit Evropian, mendoj se duhet të kemi raport serioz ndaj saj”, tha Aleksandar Nikollovski.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat