Pantera që ka shqetësuar serbët po shkon drejt rajoneve më të ngrohta, pritet të mbërrijë në Maqedoni

Maqedonia

Pantera që ka shqetësuar serbët po shkon drejt rajoneve më të ngrohta, pritet të mbërrijë në Maqedoni

Më: 29 nëntor 2022 Në ora: 21:45
Foto ilustrim

Nga Apatin, për vetëm pak ditë, pantera e zezë udhëtoi mbi 80 kilometra dhe arriti në Feketiq, raportojnë mediat serbe, pasi një banor vendas arriti të filmojë kafshën e egër. Grabitqari që shqetësoi popullatën e Serbisë gjatë javëve të fundit, me shumë gjasa ka ardhur nga Hungaria.

Në fillim të dhjetorit të vitit të kaluar, autoritetet lokale njoftuan se ai ishte parë në zonën e Kiskunhalas, kur u regjistrua aksidentalisht në disa kamera sigurie. Siç njofton “Hungary today”, në të gjitha kopshtet zoologjike të Hungarisë janë bërë kontrolle dhe asnjë panterë e zezë nuk është regjistruar si e zhdukur, për çka edhe deklarata zyrtare nga organet kompetente ka qenë se bëhet fjalë për një kafshë që me siguri është sjellë në mënyrë të paligjshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Zolatn Hanga, PR i kopshtit zoologjik të Budapestit, atëherë për mediat hungareze tha se ishte kundër ligjit që individët të mbanin dhe të rrisnin panterat dhe grabitqarët e tjerë ekzotikë.

Në veçanti, për panterën e zezë të regjistruar në kamerat e sigurisë, ai deklaroi se ishte një kafshë shumë e rrezikshme, e cila padyshim mbahej dhe ushqehej ilegalisht nga dikush. Ai tha se pantera është në rrezik, sepse temperaturat janë mjaft të ulëta, dhe supozohet se kafsha është ushqyer, dhe nuk di të gjuajë vetë.

“Nuk ka gjasa që ai t’i mbijetojë dhjetorit”, tha Hanga vitin e kaluar, por supozimet e tij rezultuan të pasakta dhe kafsha ende bredh e lirë.

Ekspertët, të cilët kanë studiuar macet e egra, besojnë se pantera ka një instinkt për të lëvizur në zona më të ngrohta. Gjendet në Afrikë, por edhe në Azi, Argjentinë, Brazil, Panama, Venezuelë, Peru… Jeton në pyje, savana, por edhe në male dhe shkretëtirë dhe është shumë i adaptueshëm me rrethanat.

Reklama

Kjo kafshë ushqehet me të gjitha llojet e kafshëve të egra, nga kaprolli te zogjtë dhe minjtë, dhe mund të arrijë peshë mbi 100 kilogramë. Pikërisht për shkak të spektrit të gjerë të të ushqyerit, ai mund të mbijetojë në mjedise të ndryshme. Njihet si kafshë që ngjitet lehtësisht në pemë, noton shumë mirë dhe mund të gjuajë në ujë dhe më së shumti gjuan natën.

Pas publikimit të një videoje të re të panterës dje në Serbi, e cila brenda pak kohësh mbërriti në afërsi të Feketiqit, qytetarët e shqetësuar në faqet e portaleve serbe pyesin se cili do të jetë destinacioni i saj i radhës dhe shumë janë të bindur se kafsha ndjek instinktet e tij dhe vetë do ta gjejë rrugën drejt vendeve më të ngrohta.

Serbia, Maqedonia, pastaj Greqia? Është në natyrën e saj lëvizja në jug, komentojnë qytetarët në rrjetet sociale, ndërsa Nenad Teshiq nga shoqata mjedisore PZSN (Pokret za sve nas) për mediat serbe ka thënë se është e qartë se si kafsha lëviz në jug, pra nga Vojvodina drejt Serbisë qendrore dhe u bëri thirrje njerëzve që të kuptojnë seriozitetin e situatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat