Aliti në takim me Sindikatën e Administratës Shtetërore: Administrata do të optimizohet dhe harmonizohet

Maqedonia

Aliti në takim me Sindikatën e Administratës Shtetërore: Administrata do të optimizohet dhe harmonizohet

Më: 29 nëntor 2022 Në ora: 21:50
Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Admirim Aliti

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Admirim Aliti, në vazhdën e takimeve me qëllim të krijimit të një administrate sa më efikase sot realizoi takim me përfaqësues të Sindikatës së Administratës Shtetërore.

Në takim, siç theksohet në kumtesë, është diskutuar për ligjet dhe problematikat që tangojnë nëpunësit administrativ, me ç ‘rast ministri informoi Sindikatën për planet që ofrojnë zgjidhje optimale për të punësuarit në sektorin publik.

“Theksova se me procesin e riorganizimit do të optimizohet dhe harmonizohet administrata dhe se roli e inputi i sindikatave në këtë proces është shumë i dobishëm, prandaj edhe shpreha gatishmërinë për të bashkëpunuar vazhdimisht që të sjellim zgjidhjet më të mira në krijimin e një administrate efikase”, ka shkruar ministri në postimin e tij në Facebook.

Ndryshe, ministri Admirim Aliti është zotuar se gjatë mandatit të tij si ministër do të bëjë gjithçka që nëpunësit administrativ të kenë kushte më të mira të punës që si rezultat qytetarët të marrin shërbime më të mira nga administrata shtetërore.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat