Ambasadori i BE-së në Shkup: Suksesi ose dështimi për anëtarësim në BE varet nga përpjekjet e juaja

Maqedonia

Ambasadori i BE-së në Shkup: Suksesi ose dështimi për anëtarësim në BE varet nga përpjekjet e juaja

Më: 1 dhjetor 2022 Në ora: 15:43
David Geer

“Qeveria deklaroi me ambicie se do të anëtarësohet në Bashkimin Evropian në vitin 2030. Suksesi ose dështimi në këtë vendim ambicioz do të varet nga përpjekjet e juaja. Anëtarësimi në BE duhet të jetë projekt kombëtar, i gjithë spektri politik duhet të angazhohet për interesat kombëtare dhe për zbatimin e reformave në lidhje me BE-në, ndërsa reformat në gjyqësor janë të nevojshme edhe atë urgjentisht”.

Këtë e theksoi ambasadori i BE-së në RMV, David Geer në paraqitjen në Sesionin e pestë plenar të Konventës Nacionale për Bashkimin Evropian në Maqedoninë e Veriut (KNBE-MK).

“Kjo nuk do të thotë se opozita nuk duhet të punojë, roli i saj për rishqyrtimin e çështjeve të politikave është me rëndësi vitale, por duhet të ekzistojë siguri se vendi do të vazhdojë në rrugën e tij drejtë anëtarësimit në BE me hap të njëjtë në zbatimin e reformave pa marrë parasysh se cila Qeveri është në pushtet”, tha Geer.

Ai potencoi se pas një pritje të stërzgjatur, vendi më 19 korrik përfundimisht i hapi negociatat për anëtarësim dhe filloi skriningu dypalësh në lidhje me zbatimin e praktikave evropiane duke i konfirmuar dallimet në legjislacion, i cili duhet të konfirmojë se çka duhet të bëhet, kush duhet ta bëjë, a kemi kapacitete dhe kush do ta zbatojë këtë kornizë ligjore. Lajmet e mira janë se skriningu zhvillohet mirë, por edhe se procesi i anëtarësimit është projekt kombëtar.

Anëtarësimi në BE, theksoi ai, duhet të jetë projekt kombëtar të cilin duhet ta kryesojë Qeveria, ndërsa në atë proces duhet të përfshihen të gjithë qytetarët, bashkësia afariste, shoqëria civile si dhe mobilizimi i të gjitha burimeve të shtetit. Ky proces i transformimit të vendit nënkupton zbatim të reformave në teren pa të cilat nuk mund të grumbullohen përfitimet nga anëtarësimi, ndërsa pa reformat, procesi i anëtarësimit nuk mund të përparojë, porositi Geer.

Ai e theksoi edhe rolin e Këshillit Nacional për Integrime Evropiane në procesin e reformave, i cili tha, duhet të përgatitet për ditë dhe net të gjata sepse duhet ta udhëheqë procesin thelbësor.

E theksoi mes tjerash edhe rolin e autoriteteve lokale, sepse 70 për qind e zbatimit të ligjeve të BE-së i takon bashkësive lokale, por edhe mediave, të cilat, sipas tij, kanë përgjegjësinë e veçantë që të jenë të informuara që të informojnë në bazë të standardeve më të larta etike dhe profesionale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat