Osmani- Shallenberg: Maqedonia e Veriut me sukses po përballet me fluksin e imigratëve

Maqedonia

Osmani- Shallenberg: Maqedonia e Veriut me sukses po përballet me fluksin e imigratëve

Më: 9 dhjetor 2022 Në ora: 18:05
Osmani- Shallenberg

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot në Vjenë, realizoi takim me Ministrin Federal për Çështje Evropiane dhe Ndërkombëtare, Alexander Shallenberg, njoftojnë nga MPJ.

Në fokus të takimit, theksojnë nga MPJ, ishin zhvillimet aktuale në rajonin e OSBE-së, përfundimet nga mbajtja e Këshillit Ministror të OSBE-së në Poloni, si dhe prioritetet e presidencës me Organizatën nga ana e Maqedonisë së Veriut. Temë qendrore ishin pasojat e agresionit rus ndaj Ukrainës por edhe jostabiliteti në gjithë rajonin e OSBE-së, konfliktet tjera si dhe roli i Organizatës.

Të dy ministrat iu referuan edhe sfidave aktuale rreth migrimeve me të cilat përballet kontinenti evropian me ç’rast u potencua roli i Maqedonisë së Veriut, e cila me sukses përballet me flukset e imigrantëve, që janë pjesë e të ashtuquajturës Ruta ballkanike e lëvizjes.

“Nënshkrimi i Marrëveshjes në mes Bashkimit Europian dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut për aktivitete operuese, të zbatuara nga agjencioni i BE-së- Fronteks, me të cilin vendosen zgjidhje të qëndrueshme dhe afatgjata në përballjen me migrimin ilegal dhe krimin ndërkufitar paraqet vlerë thelbësore të shtuar në përballjen me krizën e imigrantëve. Ashtu si edhe më parë, ne mbetemi partnerë edhe të Bashkimin Evropian por edhe të rrethit tonë më të gjerë rajonal, me qëllim ballafaqimin me çfarëdolloj eskalimi të mundshëm të këtyre situatave” theksoi Osmani.

Bashkëbiseduesit iu referuan edhe thellimit të bashkëpunimit të zhvilluar ekonomik në mes dy vendeve, pasojave politiko-ekonomike të shkaktuara nga agresioni rus ndaj Ukrainës dhe temave të tjera aktuale ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat