Kur qytetarët kanë besim të ulët te sistemi gjyqësor, në të besim më të madh kanë kriminelët dhe të korruptuarit

Maqedonia

Kur qytetarët kanë besim të ulët te sistemi gjyqësor, në të besim më të madh kanë kriminelët dhe të korruptuarit

Nga: Ejup Berisha Më: 20 dhjetor 2022 Në ora: 11:23
Ejup Berisha

Thuhet se demokracia krijon institucione të besueshme te qytetarët dhe besim të institucioneve për qytetarët. Kjo duhet të jetë qështje e ndërsjellë apo qështje dy anshme e jo qështje e njëanshme apo rrugë dy kahëshe e jo njëkahëshe. Jo cdo sistem demokratik krijon institucione të besueshme te qytetarët.I tillë është rasti me shtetet e Ballkanit Perendimor ku bën pjesë edhe shteti ynë Republika e Maqedonisë së Veriut.Sipas një ankete të të realizuar para disa muajve qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut kishin vetëm tetë pëqind besim në punën e Gjykatave të RMV-së.

Ndërsa një anketë e realizuar kohëve të fundit nga Instituti Republikan Demokratik- IRI nxjerr në pah se besimi i qytetarëve në Gjykatat e vendit ka rënë nga 8 në 4 përqind. Ndërsa sa i përket Prokurorive qytetarët kanë besim vetëm 3 përqind në punët e tyre. Urime Prokuror dhe Gjykatës kjo është për tu përshëjdetur dhe Uruar, ju keni shënuar përparim me punët dhe aktivitetet tuaja. Me këtë rast një Urim i vecantë shkon edhe për Z.Kriminel dhe Z.e Korruptuar të “nderuar”.

Kjo dëshmon se këtyre u janë hapur mundësitë dhe kapacitetet për të vepruar dhe për të punuar pa frikë për pasoja të mundëshme.Rënia e besueshmërisë për Gjykatat dhe për Prokuroritë është qështje e qytetarëve. por te Z.Kriminelë dhe te të Korruptuarit besueshmëria te Gjykatat dhe në Prokuroritë e vendit është 101 përqind.

Duhet theksuar se rënia e besueshmërisë te Gjykatat dhe te Prokuroritë është tregues se Kriminelët dhe të Korruptuarit janë të qetë, të sigurtë, të lirë dhe më të motivuar për punë dhe për të vepruar. Apo dhe se ka kush ua mbronë shpindën këtyre.

Ndërsa viktima të akteve të tyre janë qytetarët shumica edhe të pafajshëm të cilët janë popullsia dominante në burgjet e vendit.

Pra besimi i ulët te Gjykatat dhe te Prokuroritë e vendit nga ana e qytetarëve do të thotë liri dhe motiv shtesë për punë dhe për aktivitete të papenguara për kriminelët dhe për të korruptuarit.. Kriminelë të “nderuar” dhe ju të korruptuar të “nderuar” Urime dhe punë të mbarë të keni e mos u brengosni ju shumë se ka kush mendon për ju këtu në RMV.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat