Vdekja e gruas së Adrian Krasniqit, Ahmeti: Adriani me Meritën sakrifikonin gjithçka për çështjen kombëtare

Maqedonia

Vdekja e gruas së Adrian Krasniqit, Ahmeti: Adriani me Meritën sakrifikonin gjithçka për çështjen kombëtare

Më: 28 janar 2023 Në ora: 15:42
Ali Ahmeti

Kryetarit i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, sot i ka shprehur ngushëllime familjes Krasniqi dhe Mehmetaj për vdekjen e Meritës, bashkëshortes së heroit Adrian Krasniqi.

Ahmeti ka potencuar se vdekja e bashkëshortes së Krasniqit ka lënë plagë për të gjithë ata që e kanë njohur.

Ai ka theksuar se heroi Adrian Krasniqi, bashkë me bashkëshorten e tij, që në moshë të re kanë punuar për çështjen kombëtare.

“Ndonëse ndonjëherë dhimbja nuk mund të shërohet me fjalë por të paktën rikujtimi për ata që dhanë shumë për këtë popull dhe familjarët e tyre, të jetë mësim për gjeneratat e reja që historia e shenjtë e shqiptarëve nuk duhet harruar në asnjë moment. E tillë ishte familja Krasniqi, që kombit i dha jo vetëm Adrianin por edhe tetë dëshmorë të tjerë. Adriani bashkë me Meritën që në moshë të re punonin për çështjen kombëtare duke sakrifikuar gjithçka. Merita përjetoi shumë sfida që në bankat e shkollës së mesme kur edhe përjetoi helmimet e viteve 90-ta. Dhe sot kujtojmë që të dy, familjet e tyre dhe ndajmë dhimbjen me ta. I lehtë qoftë dheu për të gjithë të rënët për çështjen kombëtare!”, ka shkruar Ahmeti.

Në moshën 47-vjeçare ka ndërruar jetë Merita Mehmetaj, bashkëshortja e heroit Adrian Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat