Bislimoski: NP “Ujësjellësi dhe Kanalizime” gënjen se nuk kanë kërkuar rritje të çmimit të ujit

Maqedonia

Bislimoski: NP “Ujësjellësi dhe Kanalizime” gënjen se nuk kanë kërkuar rritje të çmimit të ujit

Më: 24 shkurt 2023 Në ora: 20:12
Marko Bislimoski.

Ndërmarrja Publike “Ujësjellësi dhe Kanalizime” gënjen se nuk ka kërkuar rritje të çmimit të ujit, thotë kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetik, Marko Bislimoski.

Reagimi i Bislimovskit vjen pasi më herët ndërmarrja Publike “Ujësjellësi dhe Kanalizime” përmes një deklarate ka mohuar se ka kërkuar shtrenjtimin e shërbimeve të ujit.

Bislimoski për “SDK” thotë se më 11 nëntor NP “Ujësjellësi dhe Kanalizime” ka paraqitur kërkesë për përcaktimin e tarifës për shërbimin e ujit, të nënshkruar nga u.d. drejtori Marjan Mitovski, ndërsa KRRE posedon dokumentet që e vërtetojnë të njëjtën gjë.

“Ja cilat janë kërkesat që na kanë paraqitur për tarifat e reja për furnizimin me ujë, grumbullimin dhe largimin e ujërave të zeza dhe trajtimin e ujërave të zeza. Vendimin e kemi marrë në seancën përgatitore në bazë të këtyre kërkesave. Nëse nuk duan që uji të shtrenjtohet siç thonë tani, le të tërheqin kërkesat. Por meqë ata nuk e dinë se çfarë duan dhe gënjejnë, ne nuk do të marrim vendim përfundimtar”, thotë Bislimoski.

Nga NP “Ujësjellësi dhe Kanalizime” kërkuan që rritja minimale të jetë 2,5 denarë për metër kub, e maksimumi 5,3 denarë, ndërsa KRRE në mbledhje miratoi rritje të çmimit minimal prej 0,76 denarë për metër kub, e maksimum 3,4 denarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat