Bekteshi i fton deputetët ta miratojnë ligjin që do të mundësojë lirim të pecetave higjienike

Maqedonia

Bekteshi i fton deputetët ta miratojnë ligjin që do të mundësojë lirim të pecetave higjienike

Më: 20 mars 2023 Në ora: 15:20
Kreshnik Bekteshi

Nëse Komisioni i Kuvendit për financim dhe buxhet e bllokon ligjin, me të cilin duhet të zvogëlohet çmimi i pecetave higjienike, do të miratohet masa kohore, kumtoi sot ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Ai tha se zgjidhja ligjore për pecetat higjienike është në Kuvend, ndërsa u bëri thirrje deputetëve që ta miratojnë.

“Kjo do të bëhet me ligj, drejtpërdrejtë.

Ministria e Ekonomisë është e gatshme, nëse rastësisht ka mosmarrëveshje në Kuvend dhe bllokohet zgjidhja ligjore në Komisionin për financim dhe buxhet, të miratohet masë kohore, por, megjithatë, dëshirojmë zgjidhje të përhershme”, tha ministri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat